blog-post

Postuar më: 11-09-2024

Moduli – Ngritja e shkathtësive sociale të prokurorëve dhe menaxhimi i stresit, sesioni i parë- Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës dhe motivimi

Më 11 shtator 2024, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ngritja e shkathtësive sociale për gjyqtarë dhe menaxhimi i stresit”, në mbështetje të trajnuesit Prof. Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Temat që po trajtohen në këtë sesion janë: Mbrojtja e shëndetit dhe përmirësimi i cilësisë së punës dhe jetës, shkathtësitë mbi ruajtjen e shëndetit mental e fizik mbi mos konsumimin profesional gjatë ushtrimit të profesionit të gjyqtarit dhe vlera shëndetësore e cila mund të rrënohet më lehtë nga stresi punë dhe si të ruhen e mbrohen ato dhe për motivim, motivuesit në procesin e punës, motivi për shoqëri, psikologjia sociale dhe kriminaliteti, burimet psikosociale të kriminalitetit, kriminaliteti si dukuri sociale dhe veçoritë kriminogjene të bashkësisë së gjerë shoqërore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 32 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai serb, 2024-2025.

Shpërndaje :