blog-post

Postuar më: 20-06-2025

Moduli: Palët në procedurën penale

Me 16, 17 dhe 19 qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “Palët në Procedurën penale” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Nga ky modul janë trajtuar: Parimet në procedurën penale, kompetencat e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit, Prokurori i shtetit dhe i pandehuri dhe mbrojtësi në procedurën penale, I dëmtuari në procedurën penale.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :