Moduli: Palët në procedurën penale
Me 01, 30, 31 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së pesëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “Palët në Procedurën penale” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar:
- Parimet në procedurën penale
- Kompetencat e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit
- Prokurori i shtetit dhe i pandehuri dhe mbrojtësi në procedurën penale dhe i dëmtuari në procedurën penale
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar, 2026/2027.

Postuar më: 31-07-2026