Moduli: Palët në procedurën penale, kompetenca dhe përjashtimi i gjyqtarit
Me 28, 29 dhe 30 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “Palët në procedurën penale, kompetenca dhe përjashtimi i gjyqtarit” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Parimet në procedurën penale, kompetencat e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit, prokurori i shtetit dhe i pandehuri dhe mbrojtësi në procedurën penale dhe i dëmtuari në procedurën penale.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 30-10-2024