Moduli: Politika ndëshkimore
Me 11-14 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ Politika ndëshkimore ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Rrethanat për zbutjen e dënimit, udhëzuesi specifik, zbatimi udhëzues për politikën ndëshkimore, rrethanat lehtësuese dhe metodologjia e zbatimit të udhëzuesit për matjen e dënimit.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 25-11-2024