blog-post

Postuar më: 01-07-2025

Moduli: Politika ndëshkimore

Më 25, 27, 30 qershor 01 korrik 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë), është realizuar trajnimi teorik katër sesione nga moduli “Politika ndëshkimore” në kuadër të kurikulës “ Kodi Penal i Republikës së Kosovës”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.

Temat e trajtuara në këtë modul janë: udhëzuesi i politikës ndëshkimore, rrethanat për ashpërsimin dënimit, rrethanat për zbutjen e dënimit dhe udhëzuesi specifik.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :