blog-post

Postuar më: 03-06-2025

Moduli: Procedura ankimore dhe vendimmarrja në Prokurorin e Apelit

Me 02, 03 qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “ Procedura ankimore dhe vendimmarrja në Prokurorin e Apelit” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale Republikës së Kosovës”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesve z. Agron Bajrami, Prokuror në prokurorinë e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Ankesa ndaj vendimit për hudhjen e kallëzimit penal dhe pushimit të hetimit dhe ankesa lidhur me dështimin e prokurorit për të marr veprime. Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të shtetit të sapoemëruar.

Shpërndaje :