Moduli: Procedura e kryerësve me çrregullime mendore
Më 20, 21, 22 janar 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e katërmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik katër sesione nga moduli “ Procedura e kryerësve me çrregullime mendore ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme. Nga ky modul janë trajtuar: Përgjegjshmëria, Historiku i trajtimit në procedurën penale lidhur me gjykimin e kryerësve me çrregullime mendore dhe simulime gjyqësore. Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të modulit është zhvilluar edhe Simulimi gjyqësor në ambientet e Gjykatës.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar, 2025/2026.

Postuar më: 22-02-2026