blog-post

Postuar më: 20-03-2025

Moduli: Procedura Jokontestimore

Me 18-25 shkurt – 04 mars 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 7 sesione nga moduli “ Procedura jokontestimore ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Dispozitat e përgjithshme të ligjit të procedurës jokontestimore, rregullimi i gjendjeve personale dhe familjare, rregullimi i marrëdhënieve pasurore, administrimi dhe shfrytëzimi i sendit të përbashkët, hartimi i vendimit në procedurën jokontestimore dhe mjetet juridike, procedura jokontestimore dhe shqyrtimet e përgjithshme, heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar, shpallja e zhdukjes ose e vdekjes së një personi dhe të provuarit e vdekjes.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme).

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

  • gallery

Shpërndaje :