Moduli: Procedura Jokontestimore, sesioni i katërt- Rregullimi i gjendjeve personale dhe familjare
Më 12 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura jokontestimore”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar, shpallja e zhdukjes dhe vdekjes së një personi dhe të provuarit e vdekjes, shpallja e zhdukjes së një personi dhe procedura e të provuarit të vdekjes së një personi. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 12-03-2024