Moduli: Procedura Kontestimore-pjesa e dytë
Me 06-26 dhjetor 2024 – 14-17 janar 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 16 sesione nga moduli “ Procedura Kontestimore-pjesa e dytë ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Qerim Ademaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Paraqitja e padisë në shkallë të parë, shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgjigjja në padi, bashkëndërgjyqësia dhe pjesëmarrja e personave të tretë në gjykim, ndërprerja dhe posedimi, seanca përgatitore dhe pajtimi gjyqësor, seanca për shqyrtim kryesor, mjetet provuese dhe marrja e provës, dëshmitarët ekspertët dhe palët, sigurimi i kërkesëpadisë, ndërprerja dhe pushimi i procedurës, procedurat e posaqme kontestimore, simulimi i seancës përgatitore, simulimi i seancës së shqyrtimit kryesor, simulimi i seancës që i referohet mjetit provues kqyrja në vend dhe simulimi i seancës që i referohet mjetit provues ekspertiza.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme).
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 21-01-2025