blog-post

Postuar më: 25-06-2026

Moduli: Procedura Kontestimore-pjesa e dytë

Me 08-25 qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë, ka realizuar trajnimin teorik në 14 sesione nga moduli “Procedura Kontestimore-pjesa e dytë ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor dhe z. Qerim Ademaj gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Nga ky modul janë trajtuar:

  • Paraqitja e padisë në shkallë të parë,
  • Shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgjigjja në padi,
  • Bbashkëndërgjyqësia dhe pjesëmarrja e personave të tretë në gjykim,
  • Ndërprerja dhe posedimi, seanca përgatitore dhe pajtimi gjyqësor,
  • Seanca për shqyrtim kryesor, mjetet provuese dhe marrja e provës, dëshmitarët, ekspertët dhe palët,
  • Sigurimi i kërkesëpadisë, ndërprerja dhe pushimi i procedurës,
  • Procedurat e posaçme kontestimore, simulimi i seancës përgatitore, simulimi i seancës së shqyrtimit kryesor, simulimi i seancës që i referohet mjetit provues këqyrja në vend dhe simulimi i seancës që i referohet mjetit provues ekspertiza.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme).

Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar gjenerata e XIV, 2025/2026.

Shpërndaje :