Moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– sesioni i dhjetë: Procedurat e posaçme kontestimore
Më 07 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura në kontestet nga marrëdhënia e punës, procedura në kontestet për shkak të pengimit të posedimit dhe procedurës në kontestet e vlerës së vogël Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 07-03-2024