Moduli: Procedura kontestimore, pjesa e dytë, sesioni i dymbëdhjetë- Simulimi i seancës kryesore
Më 11 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Si duhet të hapet seanca kryesore, cila është radha e deklarimit të palëve, cilat janë pyetjet qe mund te parashtrojë gjykata, si duhet të parashtrohen propozimet për marrjen e provave nga ana e palëve dhe si duhet ti vlerësojë gjykata propozimet e bëra. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 11-03-2024