blog-post

Postuar më: 06-03-2024

Moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë–sesioni i nëntë: Ndërprerja dhe posedimi i procedurës

Më 06 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rastet e tjera të ndërprerjes së gjykimit (procedurës), pasojat e ndërprerjes së gjykimit (procedurës) kur fillon procesi i ndërprerë gjyqësor, ankesa kundër aktvendimit për ndërprerjen e gjykimit (procedurës) dhe pushimi i gjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :