blog-post

Postuar më: 01-03-2024

Moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– sesioni i tetë: Sigurimi i kërkesëpadisë

Më 01 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kushtet për caktimin e masave të sigurimit, pasojat e mosrespektimit të masave me të cilat sigurohet kërkesëpadia, përmbajtja e aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit, mundësia e caktimit të masës së sigurimit para se të jetë ngritur padia, kohëzgjatja e masës së sigurimit, mjetet juridike kundër aktvendimit për caktimin e masës së sigurimit dhe aktvendimit për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit dhe autorizimet e gjykatës në lidhje me sendet e siguruara, autorizimet e gjykatës në lidhje me procedurën dhe aktvendimin e nxjerrë dhe Pasojat e mosrespektimit të masës për sigurimin e kërkesëpadisë. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :