blog-post

Postuar më: 15-06-2026

Moduli: Procedura Kontestimore-pjesa e parë

Me 28, 29 maj dhe 01-12 qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 12 sesione nga moduli “ Procedura Kontestimore-pjesa e parë ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”.

Trajnues të këtij moduli: z. Zenel Lekut, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij moduli u trajtuan temat: Parimet e procedurës kontestimore, shqyrtime të përgjithshme lidhur me temën, përbërja e rregullt e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit, palët në procedurën kontestimore, parashtresat dhe dërgimi i shkresave, seancat afatet dhe kthimi në gjendjen e mëparshme, përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës, llojet e aktgjykimeve sipas LPK-së, mjetet e rregullta të goditjes, mjetet e jashtëzakonshme të goditjes dhe simulimi i seancës që i referohet mjetit provues.

Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar, 2025/2026.

Shpërndaje :