Moduli- Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i tetë: Mjetet e rregullta të goditjes
Më 01 mars 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: ankesa kundër aktgjykimit, procedura sipas ankesës, organizimi i një aktgjykimi të Gjykatës sipas Apelit dhe mënyra e vendosjes sipas shkallës së dytë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 01-03-2024