blog-post

Postuar më: 26-06-2024

Moduli: Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, sesioni i dytë- Ekzaminimi psikiatrik i kryerësve me çrregullime mendore

Më 26 qershor 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga modulin: “Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: qëllimi i ekzaminimit psikiatrik nga eksperti në procedurën penale, observimi në institucionin shëndetësor, urdhri për ekzaminim duhet të përmbaj dhe institucioni kompetent për ekzaminimin psikiatrik.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :