blog-post

Postuar më: 25-06-2024

Moduli: Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, sesioni i parë -Përgjegjësia penale e personit fizik

Më 25 qershor 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni të parë po trajtohen këto tema: përgjegjësia penale e personave fizik, shkaqet e papërgjegjësisë dhe masat që mund të ju shqiptohen ndaj të pandehurve me çrregullime mendore.

Metodologjia e trajnimit zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :