blog-post

Postuar më: 04-06-2024

Moduli: Procedura paraprake-penale, sesioni i dytë: Veprimet fillestare të policisë dhe roli i gjyqtarit të procedurës paraprake

Më 04 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura paraprake penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Fazat e procedurës penale, roli dhe relevanca e provave dhe hetimi penal dhe Gjyqtari i procedurës paraprake. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :