blog-post

Postuar më: 05-06-2024

Moduli: Procedura paraprake penale, sesioni i tretë: Konfiskimi sipas kompetencave të zgjeruara

Më 05 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjete është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura paraprake penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kushtet për konfiskim sipas kompetencave të zgjeruara kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit i cili ka vdekur neni 7 dhe kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit në arrati neni. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :