Moduli: Procedura përmbarimore
Nga data 26-30 qershor 01-03 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik gjashtë sesione nga moduli “Procedura përmbarimore” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile Administrative dhe Ekonomike”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Adnan Konushevci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar:
- Fillimi i procedurës së përmbarimit
- Bazat juridike për përcaktimin e përmbarimit
- Mjetet e objektit dhe zbatimi i përmbarimit
- Mjetet juridike në procedurën përmbarimore
- Kthimi i punëtorit në punë dhe procedura e marrjes së dorëzimit të fëmiut,
- Përmbarimi përmes llogarive bankare-unifikimi i akteve,
- Procedura e përmbarimit në bazë dokumentit përmbarues-kontrata për hipotekën.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar gjenerata e XIV, 2025/2026.

Postuar më: 03-07-2026