Moduli –Procedura përmbarimore, sesioni i dytë: Bazat juridike për caktimin e përmbarimit
Më 05 mars 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Procedura përmbarimore”, në mbështetje të trajnuesit z. Adnan Konushevci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Temat që po trajtohen janë: Dokumentet e besueshme, përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor dhe të besueshëm, kamatëvonesa, kalimi i kredisë apo debisë dhe detyrimi i kushtëzuar dhe reciprok. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025
Postuar më: 05-03-2024