blog-post

Postuar më: 15-03-2024

Moduli: Procedura përmbarimore, sesioni i pest- Përmbarimi përmes llogarive bankare-unifikimi i akteve

Më 15 mars 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Adnan Konushevci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: përmbarimi në llogaritë bankare, përmbarimi i detyrueshëm, sekuestrimi dhe përmbarimi në llogarinë bankare përmes regjistrit të llogarive bankare dhe veprimi në rastet kur nuk ke mjete në llogari. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.

Shpërndaje :