Moduli: Procedura përmbarimore, sesioni i katërt- Sigurimi i kërkesëpadisë
Më 14 mars 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Adnan Konushevci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: qëllimi që arrihet përmes masës së sigurimit, llojet e masave të sigurimit, momenti kohor kur mund të paraqitet kërkesa-propozimi për sigurimin e kërkesëpadisë, masat e Sigurimit nga këndvështrimi i GJEDNJ-së, masa e sigurimit sipas këndvështrimit të Ligjit për Familjen i Kosovës, përmbajtja e aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit dhe mundësia e caktimit të masës së sigurimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 14-03-2024