Moduli– Procedura përmbarimore, sesioni i parë: Fillimi i procedurës së përmbarimit, kompetenca dhe vendimet e organit
Më 04 mars 2024, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Adnan Konushevci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shqyrtimi i propozimit përmabrimor dhe vendimet e organit përmbarues, fillimi i procedurës përmbarimore, aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim dhe përfundimi i procedurës përmbarimore. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 04-03-2024