Moduli: Procedura sipas mjeteve juridike
Më 07, 08, 10 korrik 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e pesëmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik tre sesione nga moduli “ Procedura sipas mjeteve juridike” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Mjetet e rregullta juridike, bazat ankimore për ushtrimin e ankesës dhe mjetet e jashtëzakonshme.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të modulit është zhvilluar edhe Simulimi gjyqësor në ambientet e Gjykatës.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar, 2026/2027.

Postuar më: 10-07-2026