Moduli: Procedurat e veçanta sipas KPPK
Me 17 dhe 18 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” në kuadër të Kurikulës “Kodi I Procedurës Penale”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Paraburgimi, Urdhëri ndëshkimorë, përgjegjësia penale e personit fizik, aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, kërkesa për dhënien e urdhërit ndëshkimor, dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 18-10-2024