blog-post

Postuar më: 23-01-2026

Moduli: Procedurat e veçanta sipas KPPK

Më 23 dhe 26 janar 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e katërmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik në dy sesione, nga moduli “ Procedurat e veçanta sipas KPPK-së” në kuadër të Kurikulës “Kodi I Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Paraburgimi, urdhëri ndëshkimor, përgjegjësia penale e personit fizik, aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, kërkesa për dhënien e urdhërit ndëshkimor, dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :