blog-post

Postuar më: 17-09-2026

Moduli: Procedurat e veçanta sipas KPPK

Më 17 korrik 17 shtator 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e pesëmbëdhjetë është realizuar trajnimin teorik në dy sesione nga moduli: “ Procedurat e veçanta sipas KPPK-së”, në kuadër të Kurikulës “Kodi I Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Paraburgimi, Urdhëri ndëshkimorë, përgjegjësia penale e personit fizik, aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, kërkesa për dhënien e urdhërit ndëshkimor, dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar 2026/2027.

Shpërndaje :