Moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i parë: Procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe kryerësit me çrregullime mendore
Më 28 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoqaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: Përgjegjësia penale e personit fizik, sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, zhvillimi mendor me ngecje, zbatimi i ekzaminimit psikiatrik dhe aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 28-06-2024