blog-post

Postuar më: 10-07-2025

Moduli: Provat në procedurën penale

Më 04-10 korrik 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e trembëdhjetë është realizuar trajnimi teorik gjashtë sesione nga moduli “ Provat në procedurën penale ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.

Nga ky modul janë trajtuar: Nga ky modul janë trajtuar: Kuptimi dhe llojet e provave në procedurën penale, burimi i provës dhe mjetet sprovuese, provat sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, ekspertimi dhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe llojet e tyre si prova, kontrolli, kqyrja kërkesat ndërkombëtare, provueshmëria dhe pranueshmëria.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të modulit është zhvilluar edhe Simulimi gjyqësor në ambientet e Gjykatës.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :