Moduli –Provat në procedurën penale- sesioni i parë: Kuptimi dhe llojet e provave në procedurën penale Burimi i provës dhe mjeteve provuese
Më 28 qershor 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga modulin “Provat në procedurën penale” me trajnues z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: provat dhe rëndësia e tyre, standardet procedurale karshi të drejtave dhe lirive të njeriut me rastin e marrjes së provës, rëndësia e provave në raport me faktet, me kryersin dhe me sanksionin, kategoria e provave dhe cilësia e provës. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe interaktivitet.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 28-06-2024