blog-post

Postuar më: 01-12-2025

Moduli: Roli i prokurorit në shqyrtimin gjyqësor

Më 14, 28 tetor 10-18 nëntor 01 dhjetor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik-shtatë sesione nga moduli: “ Roli i Prokurorit në Shqyrtimin Gjyqësor” në kuadër të kurikulës: “ Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Naim Abazi, Prokuror në Prokurorin Speciale.

Nga ky modul janë trajtuar: Roli i prokurorit të shtetit në procedurë gjatë shqyrtimit fillestar, roli i prokurorit në shqyrtimin gjyqësore, fjala hyrëse e prokurorit, marrja e drejtpërdrejt në pyetje dhe marrja e tërthorte, paraqitja e provave, roli i prokurorit në fjalën përfundimtare dhe përfshirë deklarimin mbi dënimin.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :