Moduli – Rregullat e komunikimit, sesioni i dytë: Bazat dhe llojet e komunikimit
Më 10 shtator 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në kuadër të këtij sesioni janë: Bazat e komunikimit, llojet e komunikimit, llojet dhe veçoritë e komunikimit verbal, dallimet dhe lidhjet midis komunikimit verbal dhe jo verbal, problemet në komunikimin interpersonal dhe rregullat e komunikimit të mirë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 32 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai serb, 2024/2025.
Postuar më: 10-09-2024