Moduli: Rregullat e komunikimit, sesioni i parë- Rregullat e brendshme të komunikimit
Më 09 shtator 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Rregullat e komunikimit”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Çollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në kuadër të këtij sesioni janë: Karakteristikat dhe specifikat e komunikimit të brendshëm si një predispozitë për një performancë të suksesshme për të realizuar misionin dhe përmbushur detyrat e gjyqtarit dhe faktorët determinues që vështirsojnë komunikimin për brenda institucionit dhe jashtë tij.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 32 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai serb, 2024/2025.
Postuar më: 09-09-2024