blog-post

Postuar më: 10-07-2026

Moduli: Shqyrtimi fillestar

Më 07, 08, 09 korrik 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e pesëmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik katër sesione nga moduli “Shqyrtimi fillestar” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.

Temat e trajtuara në këtë modul janë: Shqyrtimi fillestar; marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit; kundërshtimi i provave dhe kërkesa për hedhjen e aktakuzës.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të modulit është zhvilluar edhe Simulimi gjyqësor në ambientet e Gjykatës.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar, 2025/2026.

Shpërndaje :