blog-post

Postuar më: 18-06-2024

Moduli: Shqyrtimi fillestar, sesioni i parë: Veprimet e gjyqtarit në shqyrtimi fillestar dhe të dytë, rast praktik përmbledhje e shkurtër improvizim i rastit

Më 18 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme. Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: veprimet e zyrtarëve policor, veprimet e prokurorit të shtetit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake, veprimet e kryetarit të trupit gjykues gjatë shqyrtimit fillestar, veprimet e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij dhe aktvendimi i kryetarit të trupit gjykues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :