Moduli – Udhëzuesi për politik ndëshkimore, sesioni i katërt: Udhëzuesi specifik për caktimin e dënimit me gjobë
Më 25 mars 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga modulin “ Udhëzuesi për politik ndëshkimore” me trajnues z. Burim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit. Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: Parimet për caktimin e dënimit me gjobë, kategorizimi i gjobës dhe dënimi i shkaktuar, përcaktimi i pikënisjes për dënimin me gjobë, rrethanat tjera që ndikojnë në dënimin me gjobë dhe zbatimi i dispozitave për dënimin me gjobë për veprat penale të inkriminuar në ligje të veçanta Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024
Postuar më: 25-03-2024