Moduli – Udhëzuesi për politik ndëshkimore, sesioni i tretë: Rrethanat për zbutjen e dënimit
Më 19 mars 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga modulin “ Udhëzuesi për politik ndëshkimore” me trajnues z. Burim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar: rrethanat për zbutjen e dënimit, zbatimi i udhëzuesit në praktikë, pesha dhe rëndësia e brendshme e rrethanës dhe rëndësia e rrethanës karshi qëllimit të dënimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 19-03-2024