Moduli: Ushtrimi i mjeteve juridike
Më 12-27 janar 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik gjashtë sesione nga moduli“ Ushtrimi i mjeteve juridike ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Nga ky modul janë trajtuar: Ushtrimi i mjeteve juridike, ankesa kundër aktvendimeve dhe kundërshtimet, bazat e parashtrimit të ankesës, përpilimi i ankesës nga prokurori i shtetit për shkak të shkeljes së ligjit penal dhe mjetet e jashtëzakonshme juridike.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Postuar më: 27-01-2026