blog-post

Postuar më: 05-03-2024

Moduli: Ushtrimi i mjeteve juridike, sesioni i katërt: Mjetet e jashtëzakonshme juridike

Më 05 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ushtrimi i mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: njohuritë themelore të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, procedura për ndryshimin e aktgjykimit të formës së prerë pa rishikimin e procedurës, procedura për ndryshimin e aktvendimit të formës së prerë dhe vazhdimin e procedurës dhe rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktvendimin e formës së prerë. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :