blog-post

Postuar më: 11-03-2024

Moduli: Ushtrimi i mjeteve juridike, sesioni i pestë: Ushtrimi i mjeteve juridike

Më 11 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ushtrimi i mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, Arsyet ligjore për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe Vendimet e Gjykatës Supreme lidhur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :