blog-post

Postuar më: 01-07-2025

Moduli: Vendi i ngjarjes dhe forenzika

Me 23, 24, 30 qershor dhe 01 korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në tre sesione nga moduli “Vendi i ngjarjes dhe forenzika” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Atdhe Dema, Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Nga ky modul janë trajtuar vendi i ngjarjes, kuptimi dhe hapat e parë që duhet ndërmarr, sigurimi i vendit të ngjarjes dhe fazat e kryerjes së këqyrjes, forenzika dhe Simulim gjykimi.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :