Ndihma dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile
Më 29 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar IRZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Ndihma dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë dhe Dr. Johannes Steinbach, Gjyqtar Kryesues Gjykata e lartë në Shtutgart.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesmarrësve rreth bashkëpunimit juridik ndërkombëtar për çështjet civile;
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykatat Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës.
Postuar më: 29-10-2024