Ndikimi i Ligjit Nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike në procedurat përmbarimore dhe kontestimore
Më 14 Shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Odën e Përmbaruesve Privat, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Punëtorinë me temë “Ndikimi i Ligjit Nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike në procedurat përmbarimore dhe kontestimore”.
Trajnues të angazhuar: z. Qerim Ademaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Mehdi Reshani, Kryetar, Oda e Përmbaruesve Privat
Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive rreth dispozitave të Ligjit Nr. 08/L-022 i cili rregullon identifikimin elektronik, nënshkrimet elektronike, vulat elektronike, vulat kohore, dokumentet elektronike dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe të krijojë një kuptim të përbashkët, praktik dhe të zbatueshëm për përdorimin e nënshkrimit elektronik dhe shërbimeve të besuara në Kosovë.
Gjatë punëtorisë u përdorën metoda të kombinuara të shpjegimit, duke zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim të çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet, si dhe përmbledhje e konkluzave për çështjet e diskutuara, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e kësaj punëtorie.
Përfitues të këtij punëtorie ishin: Gjyqtarë, prokurorë dhe përmbarues privat.

Postuar më: 14-09-2026