blog-post

Postuar më: 14-05-2025

Ndryshimet me Hyrjen në Fuqi të Kodit të Ri Doganor dhe të Akcizave të Kosovës

Më 14 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Ndryshimet me Hyrjen në Fuqi të Kodit të Ri Doganor dhe të Akcizave të Kosovës“.

Trajnues të angazhuar janë: z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Komerciale në Dhomën e Shkallës së Dytë dhe z. Fisnik Nuli, gjyqtar Gjykatën Komerciale në Dhomën e Shkallës së Parë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në trajtimin e metodave të vlerësimit të mallit importues dhe metodave të vlerësimit të shpenzimeve të transportit duke analizuar Udhëzimin Administrativ përkatës dhe përcaktimi i kodeve tarifore.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve. Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Bashkpuntorët Profesional të Gjykatës Komerciale.

Shpërndaje :