Nën moduli: Arsyetimi i vendimeve akteve akuzuese, sesioni i dytë: shkrimi ligjor
Më 04 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve akteve akuzuese”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: shkrimi ligjor, rëndësia dhe cilësia e të shkruarit ligjor, aftësia e të shkruarit dhe përpilimi i akteve profesionale, përmbajtësore dhe bindëse.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 04-03-2024