blog-post

Postuar më: 16-01-2024

Nën moduli: Provat gjatë hetimit, sesioni i gjashtë: Provat e papranueshme

Më 16 janar 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: rregullat e përgjithshme për provat dhe disa nga provat e papranueshme sipas KPP-së.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :